FMN:S'ka shenja të rimëkëmbjes në Malin e Zi

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë deklaruar se ekonomia e Malit të Zi ka pësuar goditje të rëndë vitin e kaluar, dhe se nuk ka shenja të rimëkëmbjes së shpejtë. Gervin Bell.
Kreu i misionit të FMN-së që vizitoi Podgoricën, tha se "ka shenja se rënia ekonomike po zbutet, por nuk ka shenja të qarta për rimëkëmbje të fortë në afat të shkurtër".
Ekonomia e Malit të Zi pësoi rënie prej 7 përqind vitin e kaluar. Analistët thonë se Mali i Zi duhet ta ristrukturojë ekonominë e tij, e cila deri tani mbështetej në turizmin dhe spekulimet në tregun e pronave.