Papandreu: Do ftoj Erdoanin në Athinë për Qipron
"Do t'i përgjigjem këto ditë Erdoanit dhe do ta ftoj në Athinë në një datë që do të vendoset nga shërbimet tona diplomatike'', njoftoi Papandreu. Ndërkohë që gjatë një vizite jozyrtare në Stamboll Kryeministri grek tha që 'Këto kontakte do të mundësojnë në mënyrë të veçantë diskutimin e përpjekjeve për ribashkimin e Qipros'', Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan i ka dërguar një letër Papandreut, mbetur deri tani pa përgjigje, duke treguar vullnetin e palës turke për të marrë seriozisht të ardhmen përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe.