Dhuna ndërfetare lë 27 të vrarë, 300 të plagosur
Të rinj myslimanë të revoltuar i vunë zjarrin një kishe në jug të Nigerisë. Kjo nxiti përleshje që shkaktuan 27 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur.
Dhuna fetare ka goditur këtë pjesë të Nigerisë edhe në të shkuarën. Në shtator të vitit 2001, në incidente të ngjashme vdiqën mbi 1000 persona, kurse në ngjarjet e përsëritura në vitin 2004 u regjistruan 700 të vrarë.
Dhuna ndërfetare në Nigeri nuk ka lidhje me zhvillimet globale, por me mosmarrëveshjet mes grupimeve të ndryshme vendase. (REL)