E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Ekonomia greke drejt gremines

Kryeministri grek Jorgos Papandreu e ka pershkruar me tone dramatike gjendjen e ekonomise greke ne nje mesazh televiziv drejtuar gjithe popullit grek.
Duke theksuar ne menyre karakteristike se qeveria e tij duhet te ndaloje “renien e ekonomise ne gremine”, ai ka shpallur edhe nje sere masash akoma me te rrepta per qytetaret e tij. Midis te tjerash ai ka deklaruar perseri ngrirjen e pagave ne sektorin shteteror dhe gjysme shteteror, ne administraten publike, rritje te taksave te karburanteve, rritjen e moshes se pensioneve. Gjithashtu ai ka theksuar se javen e ardhshme qeveria e tij do te aprovoje ligjin e ri te tatimtaksave me ane te te cilit do t’i jepet fund evazionit fiskal, do te tatohet pasuria e patundshme si dhe gjithe ato kompani qe perdorin menyra te ndryshme per t’i shpetuar taksave. “Do t’i japim fund - tha ai - pasurimit te padrejte te disave ne kurriz te shumices me ane te identifikimit te te dhenave te fitimit te ketyre kompanive”. Persa i perket sigurimeve shoqerore ai ka shtuar se projektligji i ri do te zhduke padrejtesite dhe pabarazite shoqerore. Papandreu ka deklaruar se keto masa do t’i japin frytet e tyre brenda vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›