Karzai i kërkon ndihmë Arabisë Saudite kundër talebanëve
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai mbërriti në Arabinë Saudite për të kërkuar ndihmë në përpjekjen e tij për pajtimin me talebanët e moderuar.
Karzai një kohë të gjatë i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që ta përdorë ndikimin e saj për t'i bindur talebanët islamistë që t'i ulin armët. Zyrtarët sauditë thanë sot se mbretëria nuk ka ndërmend të përzihet në vendosjen e paqes në Afganistan, përveç nëse talebanët i përkeqësojnë lidhjet me ekstremistët dhe e dëbojnë kryeterroristin Osama Bin Laden.