E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden: Udhëheqësit e Iranit po mbjellin farën e vetshkatërrimit

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden ka deklaruar se udhëheqësit e Iranit po mbjellin farën e shkatërrimit të tyre duke vazhduar të shtypin opozitën.
Sipas tij përdorimi i forcës nga udhëheqja e Iranit për të shtypur protestat e opozitës i ka kushtuar asaj koston e besimit moral brenda Iranit dhe në mbarë rajonin.
Zoti Bajden tha gjithashtu se Uashingtoni po hedh hapa drejt vendosjes së sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit.
Udhëheqësi i opozitës iraniane Mir Husein Mosavi kritikoi ashpër udhëheqjen konvervatore të vendit duke e akuzuar atë se ka dështuar të përmbushë synimet e Revolucionin Islamik të vendit.
Në komentete e publikuara sot në faqen e tij elektronike, zoti Musavi thotë se rrënjët e despotizmit dhe të diktaturës kanë mbetur nga sistemi monarkist i periudhës para revolucionit në Iran.
Mosavi tha se qeveria e tanishme ka mbytur median e pavarur, ka mbushur burgjet me activistë të opozitës dhe sipas fjalëve të tij, ka vrarë brutalisht protestuesit paqësorë. Ai tha se këto veprime e kanë bërë atë të besojë se Revolucioni Islamik i vitit 1979 nuk i ka përmbushur objektivat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›