SHBA/ Obama do të takohet me Dalai Lamën
Presidenti amerikan Barack Obama, duke mos marrë parasysh paralajmërimet kineze, ka pohuar se do të takojë Dalai Lamën kur lideri shpirtëror tibetian do të jetë në SHBA.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë duke theksuar se presidenti amerikan nëntorin e shkuar kishte informuar për qëllimet e tij homologun Hu Jintao gjatë vizitës në Pekin.
Më përpara Kina kishte kërcënuar se një takim mes Obamës dhe Dalai Lamës "mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve".