Papandreu: Evropa të gjejë zgjidhje për krizën e borxhit

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu në një intervistë për një të përditshme greke ka deklaruar se tashmë është koha që Evropa të zgjohet dhe të gjejë një zgjidhje për krizën e borxhit në Greqi.
Kjo krizë sipas tij, po kërcënon rrezikun edhe për eurozonën. Papandreu në intervistë thekson se Greqia do të arrijë ta kthejë borxhin e madh 350 miliardë euro me të cilin po përballet tani, duke shtuar se në vijim janë bisedimet për gjetjen e zgjidhjes së gjate për dalje nga kriza.
"Në këtë moment nuk ka vend për ata të cilët përhapin frikë dhe janë të bindur në mossukses", thekson Papandreu. Më 21 korrik në Bruksel do të mbahet Samiti i jashtëzakonshëm i BE-së në të cilin do të duhej të gjindet një zgjidhje e përhershme e Greqisë nga kriza, e cila po kërcënohet që të rrjedh edhe në vende të tjera të eurozonës, para së gjithash në Itali