Britani, arrestohet Rebeka Brooks

Policia britanike ka arrestuar ditën e sotme, shefen e ish të përditshmes “News International”, Rebeka Brooks.
Arrestimi i saj është bërë pas skandalit të përgjimeve. Policia e shtetit nuk ka publikuar identietin e saj, por ka thënë se 43 vjeçarja është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, në lidhje me përgjimimin e bisedave telefonike.
Disa ditë më parë, Brooks ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtoresha ekzekutive e “News International”. Largimi i saj ka ardhur pas presioneve në rritje për dorëheqje për shkak të zbulimit të skandalit të përgjimeve. Në një deklaratë, ajo shprehej se ndjente një përgjegjësi të thellë për personat që janë lënduar nga ky veprim.
Brooks ishte redaktore e “News of the World” kur telefoni celular i adoleshentes së vrarë, Milly Dowler, u përgjua ilegalisht nga një detektiv privat për llogari të gazetës.