E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet ministri i Jashtëm egjiptian

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, ka dhënë dorëheqjen. Ka qenë kryeministri Essam Sharaf, ai që ka pranuar sot dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Mohammed El Orabi.

Sharaf prej disa ditësh është i angazhuar në një seri konsultimesh me forcat politike, në prag të një riformatimi të qeverisë. Riformatimi në fjalë u premtua javën e kaluar, pas valës së re të protestave që kishin si epiqendër sheshin Tahrir në Kajro.

Vetëm pak ditë më parë forcat e armatosura, që kanë marrë në dorë pushtetin e vendit pas rrëzimit të Mubarak, njoftuan shtyrjen e zgjedhjeve legjislative nga shtatori për në tetor ose nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›