Papandreu: Ka kaluar pjesa më e keqe e krizës ekonomike
Sipas kryeministrit grek, Jorgos Papandreu efektet më negative të krizës së ekonomisë greke, kanë kaluar. Kjo është dhe deklarata e parë optimiste që vjen nga Athina zyrtare në lidhje me kolapsin ekonomik që pësoi ekonomia e brishtë e ekonomisë së vendit ballkanik. "Pjesa më e rëndë e krizës financiare ka kaluar, por vendi duhet të luftojë korrupsionin dhe të zvogëlojë humbjet në mënyrë që nga kriza të dalë e forcuar", ka deklaruar kryeministri grek Papandreu në një intervistë dhenë për agjencinë e lajmeve "Reuters". Deklarata e Papandreu është marrë dhe si një kthim i besueshmërisë së Greqisë për të gjetur zgjidhje për daljen nga kriza. Në intervistë Papandreu bëri dhe një pasqyrë të gjithë masave të ndërmarra për kursim si dhe mbështetjen që ka marrë liderët e shteteve tjera të eurozonës.
Aktualisht bankat më të fuqishme të Eurozonës kanë filluar që t'i japin Greqisë kredi me norma interesi tepër të ulëta. Kjo masë drastike u ndërmor në mënyrë që Greqia të kishte depozita të mjaftueshme parash dhe kapitali për të paguar borxhin publik.