Obama do publikojë strategjinë për bërthamoret
Presidenti amerikan, Barack Obama do të bëjë publike strategjinë e adminisitratës së tij lidhur me çështjen e nuklerareve nëpërmjet se cilës Obama kufizon mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore. Në këtë mënyrë, Presidenti amerikan Barack Obama angazhohet në kuadër të strategjisë së tij të re atomike për kufizimin e mundësive të përdorimit të këtyre armëve. Në një intervistë dhënë për gazetën "New York Times", presidenti Obama shpjegoi se SHBA-ja duhet të obligohet që të mos përdorë armë bërthamore kundër asnjë vendi që nuk ka armë të tilla. Përjashtime duhet të ketë vetëm në rastin e Koresë së Veriut dhe Iranit. Perëndimi kritikon këto dy vende se nuk i kanë paraqitur hapur informacionet rreth programit të tyre atomik. Ndërkohë që presidenti Obama është i mendimit se SHBA-ja duhet të heqë dorë në tërësi nga zhvillimi i armëve të reja bërthamore. Strategjia për armët bërthamore i kërkohet çdo administrate amerikane nga Kongres. Shtetet e Bashkuara do të kufizojnë kushtet e përdorimit të armëve nukleare , edhe ne rastet e vetëmbrojtjes. Lajmi është bërë i ditur nga një funksionar i lartë amerikan, duke precizuar se politika e re e Washingtonit, që presidenti amerikan do të prezantoje në vijim, ka si qëllim të pengojë e të ndalojë terrorizmin nuklear dhe te reduktojë rolin e armëve nuklerare në strategjinë e sigurisë kombëtare. Obama do të deklarojë zyrtarisht këtë strategji, në fillim të javës e cila do t'i dedikohet pikërisht synimit të tij për t'i dhënë fund shtimit të armëve bërthamore . Më 8 prill, ai do të firmosë në pragë marëveshjen historike SHBA-Rusi për kontrollin e armatimeve dhe pak ditë më pas, do të presë në ëashington përfaqësues të më shumë se 40 vendeve në samitin ndërkombëtar për sigurinë nukleare.