SHBA tërheq 570 trupa nga Kosova
PRISHTINE- Shtetet e Bashkuara do tërheqin 570 trupa nga Kosova gjatë dy muajve të ardhshëm, si pjesë e ristrukturimit të KFOR-it. Deri nga fundi i majit, në Kosovë do të jenë rreth 830 ushtarë amerikanë në Brigadën Shumëkombëshe të Lindjes, ka thënë kapiteni Dan Murphy për “Star and Stripe”, gazetë për personelin ushtarak dhe grupet e interesit që kanë lidhje me ushtrinë amerikane.
Ky zyrtar për shtyp në bazën ushtarake “Bondsteel” afër Ferizajt ka shtuar se numri i trupave të mbetur është i mjaftueshëm për të kryer detyrat.
"Institucionet lokale, sikur që është Policia e Kosovës, janë duke bërë vërtet punë të mirë. Stabiliteti i Kosovës është shumë i favorshëm aktualisht", ka theksuar Murphy. Pas përfundimit të luftës më 1999, trupa paqeruajtëse amerikane numëronte rreth 7 000 pjesëtarë, më së shumti nga kombet pjesëmarrëse në KFOR.
(m.a/express/BalkanWeb)