E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Nuk ka ristrukturim të borxhit grek

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 13:30

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, ka përjashtuar mundësinë e ristrukturimit të borxhit grek, ndërkohë që vendi ende ndeshet me sfida të shumta për të rimëkëmbur ekonominë.

Papandreu tha se ide të tilla zhvendosin vëmendjen nga përparësitë ekonomike, përfshirë zbatimin e reformave dhe privatizimin e pasurive shtetërore në përpjekje për të paguar borxhin.

Ai tha se kostoja e ristrukturimit të borxhit është shumë më e lartë se përfitimet që do të rridhnin nga ky proces.

Shefi i Eurozonës dhe kryeministër i Luksemburgut, Jean Clod Juncker, tha se ka vend për një “ristrukturim të butë” siç u shpreh ai, për borxhin e madh të Greqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›