Shtohet trysnia ndaj Sirisë
Administrata e Barack Obamas dhe Bashkimi Evropian u zotuan të ndërmarrin "hapa shtesë" në ditët e ardhshme, për t’i bërë presion trysninë lidhur me shtypjen e protestuesve.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i bëri këto komente në Washington, pas një takimi me shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila tha se është "shumë e shqetësuar" rreth shkallëzimit të masave qeveritare kundër protestuesve në Siri.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian, kanë vendosur tashmë sanksione kundër zyrtarëve të lartë sirianë, por jo edhe mbi presidentin Bashar al-Assad,
në përgjigje të fushatës shtypëse, nga e cila, sipas sekretares Clinton, janë vrarë gati 1 mijë vetë.
Ashton tha se ka ardhur koha që qeveria siriane të bëjë ndryshime. Ajo e cilësoi numrin e njerëzve të vrarë e të arrestuar si "tepër alarmant".
Zyrtarja e BE-së tha se situata është aq e rëndë, sa që komuniteti ndërkombëtar duhet të shqyrtojë të gjitha alternativat, madje ajo parashikoi "një numër masash në ditët e ardhshme”.
Gjatë ditëve të kaluara, tanket siriane lëvizën në qytetin jugor të Hauran Pleinit.