E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Zgjidhjetë shpejtë të cështjessë Qipros

NIKOSIA- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu kërkoi zgjidhjen e shpejtë të problemit të Qipros gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan.

"Ne dëshirojmë të shohim një bashkëjetesë të qetë mes dy komuniteteve në Qipro, me një zgjidhje praktike dhe të vetme", deklaroi Papandreu.

''Greqia dhe Turqia do të punojnë për të dhënë një perspektivë të re për zgjidhjen e problemit të Qipros", theksoi ai.

Qipriotët grekë dhe ata turq janë angazhuar që nga shtatori 2008 në negociata të drejtpërdrejta për të gjetur një zgjidhje për ribashkimin e vendit, i ndarë që nga ndërhyrja turke në ishull, në vitin 1974. Qiproja është një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që nga maji 2004.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›