Papandreu anulon referendumin: Opozita do votojë marrëveshjen
ATHINË-Një ditë e ngarkuar me ngjarje politike dhe tepër e elektrizuar ishte e sotmja në Greqi, ku priteshin ndryshime rrënjësore, si dorëheqja e Kryeministrit dhe krijimi i një qeverie të re me bazë të gjerë.
Pas mesditës kryeministri Papandreu bëri një lëvizje të beftë duke lënë të shtangur gjithë opinionin publik.
Në mbledhjen urgjente të qeverisë ai deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe se anulonte referendumin për marrëveshjen e kredisë.
Papandreu siguroi se opozita konservatore do ta votojë marrëveshjen e kredisë dhe nëse ka konsensus me opozitën, ajo nuk vihet në diskutim.
Papandreu madje ka autorizuar fillimin e negociatave me partinë demokracia e re, ndërkohë që udhëheqësi i opozitës konservatore Samaras, kishte bërë thirrje për formimin e një qeverie kalimtare. Më herët gjatë ditës Papandreu deklaroi se "Kërcënimi me referendum u bë për të bindur opozitën të pranonte një qeveri të unitetit”
Me këtë lëvizje Papandreu dha përgjigje për kërkesën e liderëve evropianë të cilët dje i bënë presion të madh për të anuluar referendumin, por edhe kërkesave që erdhën gjatë ditës nga grupi parlamentar i PASOK, nga radhët e ministrave dhe opozita.
Pasdite Papandreu mbajti një fjalë para deputetëve, ku sqaroi se nëse zhvilloheshin zgjedhje në këtë kohë, do të ishte katastrofë për vendin, ndërsa rrëzimi i marrëveshjes nënkuptonte dalje të Greqisë nga Euro.
Papandreu siguroi në fjalën e tij se hapat e mëtejshëm do shqyrtohen me konsensus për të shmangur me cdo kusht
falimentimin e Greqisë. Ai siguroi se qëllimi i qeverisë ka qënë gjithnjë reduktimi i borxhit. Duke folur për marrëveshjen e 27 Tetorit ai tha se ajo konfirmon pozicionin e Greqisë në Eurozonë. Papandreu pranoi se “Menduam se referendumi do ishte një zgjidhje e mirë , por partnerët tanë nuk e duan, sepse ai kërcënon marrëveshjen e arritur”. Nga ana tjetër ai theksoi se marrëveshja 130 mld eurosh, më e madhja deri tani dhe do shpëtojë jetët e njerëzve. Papandreu tha se ndryshimet, të nevojshme e përcaktuese për vendin.
Ja c’ndodhi sot minutë pas minute.
-Venizelos: Nëse ne arrijmë konsensusin, nuk ka nevojë për referendum
- Grupi PASOK, Venizelos: Nuk do të shkojmë në referendum
- Venizelos: Kemi nevojë për consensus Papandreu-Samaras
- Papandreu: Rrëzimi i marrëveshjes, dalje e Greqisë nga Euro
- Papandreu: Zgjedhjet, katastrofë për vendin

- Papandreu: Marreveshja e javës se kaluar me BE është një "pikë referimi për vendin qe hap mundësi të reja.
- Papandreu flet perpara deputeteve te grupit parlamentar te PASOK.
- Reuters, duke cituar një burim nga zyra e Papandreut shkruan se marrëveshja e re e kredisë nuk do të vihet në referendum nëse ka konsensus PASOK-ND.
- Papandreu: Nuk do te jap doreheqjen si kryeminister
- Papandreu autorizon negociata me opoziten per qeveri tranzitore
- Papandreu anulon referendumin qe kishte propozuar.
- Pas takimit me deputetë nga partia e tij PASOK, z. Papandreu do të mbajë një fjalim në parlament para votebesimit qe do te zhvillohet neser ne mesnate.
- Papandreu do të takohet me anëtarë të grupit parlamentar te PASOK ne 17:00.
- Zyra e presidentit grek ka konfirmuar se nuk ka plan për takim mes të Kryeministrit Papandreu dhe presidentit Papulias.
- Sipas Reuters, një zëdhënës ka thënë se qeveria është tani e gatshme për të diskutuar idenë e një qeverie të përkohshme.
- Udhëheqësi i opozitës konservatore Antonis Samaras bëri thirrje për formimin e një qeverie kalimtare
- Papandreu: Nuk kam dhënë dorëheqjen.
- Papandreu pranon qeveri koalicioni
- Jorgos Papandreu mund të japë dorëheqjen.
- Mësohet se Papulias do presë Papandreun pas mbledhjes.
- Ka patur bisedë telefonike Papandreu-Samaras dhe marrëveshje për një qeveri kalimtare.
- Letër e përbashkët E hartuar nga 30 anëtarë të PASOK dhe Demokracia e Re për qeveri shpëtimi kombëtar.
- Papandreu: "Kërcënova me referendum që të pranonte zoti Samaras një qeveri të bashkimi
- Papandreu mbledh qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm.
Mbledhja urgjente e qeverise (ora 12 00)
Qeveria greke u mblodh në mesditë në një takim të jashtëzakonshëm, pas zhvillimeve të shpejta që ndodhën në mesin e ministrave dhe të deputetëve të PASOK.
Pritet një mbledhje e grupit parlamentar në orët në vijim por përpara kësaj Papandreu do takojë presidentin e republikës Karolos Papulias.
Zëvendëskryeministri Venizelos ishte i pari që deklaroi sot në mëngjes se nuk duhet të zhvillohet një referendum që vë në diskutim daljen e Greqisë nga Euro, deklaratë që u mbështet orët në vijim nga ministri i shëndetësisë Andreas Loverdos, ministri i bujqësisë Kostas Skandalidis dhe ai i Zhvillimit Mihalis Hrisohoidis.
Ata kërkojnë takim urgjent të grupit parlamentar të PASOK, ndërsa ministri i Zhvillimit Hrisokoidis kërkon ratifikimin e menjëhershëm në parlament,të marrëveshjes së fundit të samitit.
Ministri i Shëndetësisë Andreas Loverdos theksoi nevojën për unitet mes forcave politike, tani që "vendi është në kushtet e një krize jashtë caqeve" dhe i bëri thirrje opozitës, "për të kontribuar për unitetin në funksion të sigurisë kombëtare”.
Ministri Skandalidis në një deklaratë shkruan: “Është e kuptueshme që një referendum mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi."
Tashmë deputetet Eva Kaili, Elena Panariti dhe Sula Mereniti, kanë deklaruar se nuk e votëbesojnë qeverinë duke e cuar kështu deri tani në 149 numrin e votave të PASOK për këtë qeveri, ndërsa deputetja Vaso Papandreu kerkoi qeveri te Unitetit Kombëtar dhe zgjedhje.
Disa deputetë të PASOK kanë deklaruar se do t’i thonë “JO” zhvillimit të referendumit me këtë pyetje, kurse deputeti Spiro Kuvelis ka deklaruar se është pro referendumit dhe se s’duhet të pritet me frikë përgjigja e grekëve për pyetjen a doni të qëndroni në euro.
(e.c/d.xh/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kanë, 4 Dhjetor 2011 referendumi në Greqi “PO apo JO në Euro?” Referendumi për Euron, shqetësim në grupin parlamentar të PASOK Greqi, zhvillime të shpejta politike, mblidhet urgjent qeveria