Ministri Olldashi Marrëveshje e re për shërbimet ajrore me Arabinë
03/11/2011 Shkrim anash 24 radhë anash
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, fton investitorët e Emirateve të Bashkuara Arab për investime në Shqipëri, gjatë një vizite të pak ditëve më parë. Ai nënshkroi me ministrin e Ekonomisë së EBA, Ing.Sultan Al Mansouri, “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për Shërbimet Ajrore ndërmjet dhe tej territoreve të tyre përkatëse”. Qëllimi i marrëveshjes është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit ajror, krijimi i kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese, për operatorët e transportit të të dy vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dy Palëve Kontraktuese. Ministri Olldashi bëri një pasqyrë të kuadrit ligjor dhe fiskal për favorizimin e investimeve të huaja në Shqipëri. Ai nxiti krijimin e Forumit të Biznesit mes dy vendeve tona, si dhe organizimin e Ditës së Biznesit të Shqipërisë në EBA. “Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike me Republikën e Shqipërisë, por duhet të fokusojmë marrëdhënien ekonomike dhe duhet të qartësojmë se çfarë mund t`i ofrojë EBA në planin e investimeve”, - tha Ing.Sulltan Al Mansuri. Olldashi zhvilloi një takim me Presidentin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së EBA, Mohamed Thani Al Romaithi. Ata ndanë mendimet për rrugët dhe mënyrat e zhvillimit të bashkëpunimit tregtar dhe investimeve nga kompani publike dhe private të vendeve respektive. Ministri Olldashi paraqiti lehtësitë që ofron qeveria shqiptare për bizneset. Ai ftoi investitorët emiratas të investojnë në fusha si infrastruktura, bujqësia, turizmi, nxjerrja e mineraleve dhe prodhimi i energjisë së rinovueshme. Sipas tij, qeveria ka nxjerrë për privatizim mjaft sektorë të ekonomisë dhe ofron lehtësira dhe taksa mjaft të ulëta për investitorët e huaj. Mohamed Thani Al Romaithi deklaroi se gjatë vitit 2012 një delegacion gjithëpërfshirës të bizneseve emiratase do të vijë për vizitë në Shqipëri për të njohur në vend, realitetin e mbrojtjes dhe lehtësimit të investimeve të huaja dhe atyre emiratase në veçanti.