E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu i drejtohet kombit me fjalimin e lamtumirës

Partitë politike të Greqisë prej tre ditësh vijojnë takimet intensive lidhur me përbërjen e qeverisë së ardhshme.

Papandreu nuk dha indikacione se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm apo lidhur me përbërjen e qeverisë së përkohshme. Dje u dha lajmi se Papadhimas u emërua kryeministri i ri i Greqisë, por më vonë gjithçka u përgënjeshtrua.

Qeveria e përkohshme greke do të merret në mënyrë direkte me sigurimin e fondeve të shpëtimit nga BE-ja dhe FMN-ja, pa të cilat falimentimi i vendit para vitit të ri duket i pashmangshëm.

Tani Papandreu po takohet me Presidentin Papulias, ku pritet që zyrtarisht të ofrojë dorëheqjen.

Gjatë fjalimit të tij, Papandreu tha se “në muajt në vijim ne do të bëjmë gjithçka është e nevojshme jo vetëm për të qëndruar në eurozonë, por për të thithur përfitimet e marrëveshjes së 26-27 tetorit”./Start/F. P/

                                                                                             2011-11-09 19:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›