E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërohen votat në PS, në Asamblenë e re edhe ish-demokratë!

Tre grupe numërimi i dhanë fund procesit pas katër ditësh, që kurse u zhvilluan zgjedhjet brenda partisë më të madhe në opozitë të shtunën e shkuar. Rreth 1500 delegatë të Kongresit Kombëtar të 5 nëntorit kanë përzgjedhur 121 anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Asambleja e re do të përzgjedhë më pas anëtarët e kryesisë dhe sekretariatin e partisë, bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit. Nga lista prej 127 kandidatësh meshkuj, do të zgjidhen 80 kandidatë, ndërsa nga lista e 59 kandidateve femra, do të dalin 40 anëtare të reja për në Asamble.

Pas ndryshimeve që i janë bërë statutit të PS-së, numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare rritet në rreth 250, duke shtuar kështu edhe ata anëtarë që hyjnë automatikisht, deputetët, ish-kryeministra, ish-kryetarë kuvendi, ish-presidentë, por dhe drejtues të bashkive të mëdha qendër qarku dhe kryetarë të rretheve.

Në listën e kandidateve femra, potenciale për t’u zgjedhur, bie në sy emri i pedagoges së gazetarisë, Iris Luarasi. Brenda PS-së duket se do të vijnë edhe njerëz nga e djathta, të zhgënjyer me Partinë Demokratike, si ish-diplomati Dritan Hila, apo ish-Prokurori i Përgjithshëm i propozuar nga Partia Demokratike, Theodhori Sollaku. /Start/

                                                                                             2011-11-10 08:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›