E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Pakti i ofruar nga PS zgjidh krizën, mazhoranca ta marrë seriozisht

TIRANË- Pakti 10 pikësh i propozuar nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është në interest të vendit. Deklarata ka ardhur nga sekretari ligjor i socialistëve Fatmir Xhafaj.

Sipas Xhafaj drafti i propozuar nga opozita duhet marrë serioozisht nga mazhoranca, pasi prej saj varet edhe fati I integrimit të vendit.

“Ky draft është në interes të vendit, mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht konsensusin që ofron opozita përmes këtij drafti, i cili zgjidh krizën, por mbi të gjitha është në interes të shqiptarëve pasi kjo vjen për integrimin e vendit në BE”,- thekson Xhafaj.

Sekretari ligjor i partisë Socialiste, nënvizon se opozita është e gatshme për bisedime me maxhorancën, ndërsa drafti do të diskutohet të enjten në seancën plenare të radhës.

“Paketa jonë është e negociueshme nëse mazhoranca ka vullnetin për tu ulur në diskutime. Ne jemi të gatshëm që për ato pika që ajo nuk bie dakort ne të futemi në diskutime për të gjetur nje zgjidhje më të mirë, pasi kemi depozituar në kuvend draftin dhe do ta diksutojmë atë në senacën plenare të së enjtes mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht”, -deklaroi sekretari i PS, Fatmir Xhafaj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›