E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu kërkon përshpejtimin e ndihmës së dytë financiare

“Atmosfera që dominon nuk na ndihmon të dalim nga kriza”, theksoi Papandreu duke nënvizuar se “pasiguria i frikëson investitorët”.

“Nëse nuk do të kemi së shpejti vendimin për paketën e dytë, atëherë do të zhvlerësohet vetë programi”, tha kreu i qeverisë së Athinës.

Ai e konsideron pozitiv planin e partnerëve të eurozonës për riblerjen e një pjese të borxhit nga vetë Greqia, me kapitale nga Fondi Evropian i Stabilitetit Financiar (EFSF), në masën 50 për qind të vlerës.
/Start/

                                                                                             2011-07-15 20:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›