E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu kërkon referendum për marrëveshjet me BE-në

Javën e kaluar, liderët e eurozonës ranë dakord që t’i jepnin Greqisë një kredi prej 100 miliardë eurosh si dhe po ashtu heqjen e 50 për qind të borxhit të përgjithshëm të vendit. Por, anekënd Greqisë ka pasur protesta edhe të dhunshme kundër masave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Analistët thonë se një referendum mund të prishë marrëveshjen e gjerë të eurozonës lidhur me krizën e borxheve.

Paketa për shpëtimin e Greqisë është një çështje kyçe e marrëveshjes se arritur javën e kaluar.

Edhe pse Papandreu u shpreh i kënaqur menjëherë pas marrëveshjes, zhvillimet e fundjavës kur protestuesit ndërprenë paradat ushtarake duket se e kanë lëkundur kryeministrin.

Lëkundja e Papandreut ka shkaktuar lëkundje edhe në tregjet ndërkombëtare, pasi menjëherë pas kërkesës për referendum, indekset e bursave kryesore në Japoni, Hong Kong dhe Australi ranë me 1.4 %, teksa ato të Francës dhe Gjermanisë deri në 3 %.

Papandreu tha gjatë një takimi të partisë së tij se populli grek do të thotë fjalën e fundit lidhur me paketën, e cila parashikohet të reduktojë borxhin grek me rreth 100 miliardë euro. “Komanda e popullit grek  do t’i vërë kapak”, tha Papandreu, i cituar nga AFP./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-01 09:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›