Pranimi i Palestinës në UNESCO, reagon Izraeli

"Izraeli kundërshton vendimin e Asamblesë së përgjithshme të UNESCO-s që pranon Palestinën si shtet anëtar të organizatës", bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme.
"Bëhet fjalë për një manovër të njëanshme të palestinezëve që nuk do të ndryshojë asgjë në terren, por largon edhe më tepër mundësinë për një marrëveshje paqeje. Ky vendim nuk e transformon Autoritetin palestinez në një shtet të vërtetë, por vendos pengesa të kota në rrugën për rifillimin e bisedimeve", thuhet më tej në komunikatë.
Gjatë takimit të zhvilluar në Paris, kërkesa palestineze për anëtarësim mori 107 vota “pro”, 14 “kundër” dhe 52 “abstenim”. Vendimi i siguron anëtarësim të plotë Palestinës.
Kjo lëvizje e palestinezëve mund të bëjë që qeveria amerikane të ndërpresë ndihmat e përvitshme dhjetëra miliona dollarëshe për Palestinën./Start/
2011-10-31 17:40