Topi fton Tadiç në Tiranë,duam raporte të mira me Serbinë
BEOGRAD- Presidenti Bamir Topi takon homologun serb për të ritheksuar qëndrimin e përhershëm të Shqipërisë për tërësinë territoriale të Kosovës, por njëkohësisht për ta ftuar në Tiranë në kuadër të raporteve të mira dhe konstruktive që Shqipëria synon të ndërtojë me Serbinë.
Një ftesë e cila “është pranuar me kënaqësi tashmë dhe mbetet për t’u relizuar në një kohë të përshtatshme së afërmi.”- raporton zyra e shtypit e presidentit Topi.
Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të Samitit të 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, që po zhvillohet në Beograd.
THELLIMI I MARREDHENIEVE
Në kuadër të takimit, të cilësuar si “takim pune” Presidenti Topi vuri në dukje se marrëdhëniet me Serbinë përbëjnë prioritet me rëndësi të politikës rajonale të Shqipërisë, e cila synon të ndërtojë me Serbinë raporte të mira dhe konstruktive, në interes reciprok të dy vendeve. “Dialogu politik, institucionalizimi i marrëdhënieve, kalimi nga kontaktet sporadike në vendosjen e një komunikimi të përhershëm, do të krijonte një klimë të qëndrueshme mirëbesimi dhe sinqeriteti mes nesh” – Citohet ti ketë thënë presidenti Topi, homologut të tij serb, raporton zyra e shtypit pranë presidencës.
Zyra e shtypit informon se të dy presidentët shprehën të njëjtin interes që përmirësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve të mos mbetet vetëm në nivelin e vullnetit dhe dëshirës së mirë, në zhvillimin e takimeve apo në përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor, por të fitonte një përmbajtje konkrete. Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit edhe në kontekstin e bashkëpunimit rajonal si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu bashkëpunim ekonomiko-tregtar, ashtu sikundër dhe në fusha të tjera si arsimi, kultura, shëndetësia, transporti, turizmi etj.
KOSOVA
Presidenti i ritheksoi edhe një herë presidentit Tadic qëndrimin e Shqipërisë se “Cështja e statusit të Kosovës dhe kufijve të saj për Shqipërinë një çështje e mbyllur” dhe se “vendi ynë mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht”. Gjithashtu “Shqipëria mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dy vendet”, - u shpreh Kreu i Shtetit.
SHQIPTARET E PRESHEVES
Një tjetër temë diskutimi ka qenë dhe shqiptarët që jetojnë në Jug të Serbisë. Presidenti ka theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jug të Serbisë, të drejta si ajo e arsimimit, e barazvlerësimit të diplomave, asistenca shëndetësore, librat në shqip, etj. që përkojnë me standardet demokratike evropiane.
(s.g/(/balkanWeb)