E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu pesimistpër zgjidhjen ecështjes së emrit

ATHINË- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu në fjalimin e mbrëmshëm para parlamentit grek në Athinë deklaroi se nuk ishte optimist për zgjidhjen e
shpejtë të mosmarrëveshjeve për emrin e Maqedonisë.

"Nuk jam optimist për këtë çështje. Pala përballë nesh refuzon të pranojë emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. Qëndrimet dhe iniciativat greke për këtë çështje janë të përhershme. Nuk do të ndalemi me përpjekjet për gjetje të përbashkët të pranueshme. Kemi strategji kombëtare të përcaktuar qartë", deklaroi Papandreu para deputetëve duke folur për prioritetet e politikës së jashtme të Greqisë.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›