Kupa e Azisë, Australia dhe Japonia në finale
Australi-Japoni do të jetë finalja e Kupës së Azisë. Dy skuadrat kanë arritur të triumfojnë në gjysmëfinale, respektivisht ndaj Uzbekistanit dhe Koresë së Jugut. Për “Kangurët”, ndeshja me uzbekët ka qenë një shëtitje e vërtetë dhe në fund ata kanë arritur të fitojnë 6-0.
Ndeshja u mbyll praktikisht që në minutën e 34-të, kur australianët realizuan dy herë në portën e Uzbekistanit. Në fraksionin e dytë, dalja me karton të kuq e Bakajev, në kohën kur rezultati ishte 3-0, i hapi rrugën goleadës së skuadrës oqeanike. Australia mori kështu fitoren më të bujshme në këtë Kupë Azie, duke shpalosur kandidaturën si favorite për fitimin e trofeut. Kjo skuadër merr pjesë për herë të parë në Kupën e Azisë, pasi deri më tani ka luajtur në zonën e Oqeanisë.
Ndërkohë, Japonia ka arritur në finale pas fitores me penallti ndaj Koresë së Jugut. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në shtesë erdhën edhe emocionet më të mëdha. Japonezët kaluan në avantazh, por në minutën e fundit koreano-jugorët barazuan, duke e çuar ndeshjen tek 11-metërshat.
Goditjet nga pika e bardhë kanë kurorëzuar samurajtë e Alberto Zakeronit si fitues. Ata shënuan 3 penallti, ndërkohë që koreano jugorët asnjë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kupa e Azisë, Australia dhe Japonia në finale