E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu takime me liderët e partive për krizën ekonomike

Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka ftuar në bisedime të veçanta, liderët e partive për t'u përballur me çështjen e krizës së rëndë ekonomike.
Papandreu, i cili do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, deklaroi në fillimjavë në parlament se, "është një detyrë kombëtare të bllokohet çdo tentative për të shtyrë vendin drejt erresirës". Ai ka kërkuar kurs të ashpër kursimesh në Greqi. Kreu i qeverisë greke, Papandreou ka premtuar se qeveria e tij do të jetë e vendosur në përpjekjet për rregullimin e problemeve me buxhetin. Sanimi i financave është një "obligim kombëtar", deklaroi Papandreou para deputetëve në parlamentin e Athinës. Ai i kërkoi të gjitha partive politike që të mbështesin kursin e kursimeve. Gjendja kritike e buxhetit të Greqisë do të jetë një prej temave që do të prekë edhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në takimet me liderët grekë. Borxhet e reja të Greqisë janë rritur vitin e kaluar në 12,7 për qind të prodhimit bruto. Për shkak të shkeljes së rregullave financiare të stabilitetit të euros, Greqia është nën mbikqyrje të shtuar të Bashkimit Europian. Greqia ka paraqitur për vite të tëra bilance negative në Bruksel. Më herët BE bëri të ditur se plani grek përmban rreziqe, por caqet janë të arritshme.
Zëdhënësja e KE-së tha se qëllimet e buxhetit të Greqisë janë "ambicioze dhe ne i mbështesim ato" dhe shtoi se "arritja e këtyre objektivave është absolutisht e domosdoshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›