Tyota tërheq nga përdorimi 1.9 milionë makina

Zevendes presidenti ekzekutiv i Toyota, Shinichi Sasaki, i ngarkuari për cilësinë dhe operacionet për shërbimet me klientin, kërkoi falje për tërheqjen nga përdorimi të rreth 1.9 milion makinave në Shtetet e Bashkuara, Europe dhe Kine.
"Vendosëm se duhet të tërhiqnim në SHBA, Europe dhe Kine makinat që
kishin probleme në pedalin e gazit. Për drejtuesit e makinave që kanë
këtë problem dhe për të gjithë klientët tanë në mbarë botën u kërkojmë
falje nga zemra për shqetësimet e shkaktuara" deklaroi Sasaki në një
konferencë për shtyp.
Pedalet me defekt të prodhuara nga korporata amerikane CTS Corp, prekën
dhe disa makina Peugeot Citroen të prodhuara në fabrikën e përbashkët
automobilistike në republikën ceke. Vendimi për të hequr nga qarkullimi
makinat defektoze ka shtuar zërat që flasin për një cënim të imazhit të
Toyotas dhe rënie të shitjeve për kompaninë në shkallë globale, por
sipas Sasaki klienti vendoset në vend të parë, ndërsa theksoi se si
qëllim parësor Toyota u fokusua në zgjidhjen e problemit.
Kompania është detyruar të anullojë shitjen e tetë modeleve në Amerikën e
Veriut, përsfshirë dhe modelin më të shitur Camry.
Delina Bitraku