E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, reduktime në buxhetin e vitit 2011

Buxheti amerikan 2011 mbetet me këmbë në tokë. Në të  parashikohen reduktime të shpenzimeve të quajtura jothelbësore, ndonëse jo një reduktim drastik. Buxheti  2011, i prezantuar nga Barak Obama synon të frenojë deficitin dhe të nxisë më tej ekonominë. Një manovër prej afro 3800 miliard eurosh që mbështet sipërmarrjen për krijimin e vendeve të reja të punës, shtetin social me 7% më tepër për shkollat dhe sigurinë.

“Shkurtimet nuk do të prekin përfitimet për shëndetsinë, sigurimet,
Medicaid apo Medicare. E nuk do të prekin as sigurinë kombëtare
përfshirë këtu mbështetjen për veteranët. Por do të prekë të gjithë
projektet qeveritare që  po rriten kundër cdo proporcioni të pranueshëm”
tha Obama.

Të tilla si ato të trashëguara nga presidenti Bush, mes të cilave dhe
ëndrra për t’u kthyer në Hënë; Një ndërmarrje e tillë do të kushtonte
afro 5 miliardë dollarë por që mbetet një zë i shkurtuar nga buxheti.
“Më mirë të qëndrojmë me këmbë në tokë” thonë dhe përfaqesues të Nasas
pasi projekti në më tepër se një rast ka qenë objekt kritikash  pasi
është cilësuar si tejet i ngadaltë dhe mjaft i kushtueshëm.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›