E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zannier i shqetësuar për veriun

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier ka shprehur bindjen se Zyra e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës nuk do të mbyllet edhe për një afat të pacaktuar, ngjashëm sikur që do të vazhdojë angazhimi i kësaj pranie në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

Zannier, në një intervistë për të përditshmen "Koha Ditore" ka bërë të ditur se personalisht është i shqetësuar për veriun, sepse ndien se ka mundësi për destabilitet.

çelësi për përparim në pjesën problematike të vendit, sipas tij, qëndron tek promovimi i pajtimit ndëretnik dhe forcimi i institucioneve shumetnike. Për këtë, siç thotë ai, është e nevojshme prania e UNMIK-ut.

Diplomati italian ka theksuar se UNMIK-u është i gatshëm që të vazhdojë të luajë një rol në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me veriun, por se nuk e identifikon veten me autorët e kësaj strategjie, edhe pse ky draft përmban elemente brenda të cilave misioni i OKB-së do të mund të ofronte një lloj partneriteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›