E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, nis gjyqi për aksidentin e Concord

Rihapet në gjykatë, çështja e një aksidenti ajror të ndodhur 10 vjet me pare ne Paris me nje avion Konkord. Kompania ajrore amerikane "Continental" dhe pesë persona do të dalin para drejtësisë franceze pasi akuzohen për vdekjen e 113 personave. Gjyqi nisi në një zonë në afërsi të Parisit dhe do të zgjasë 4 muaj. Vetëm disa familjarë të viktimave do të jenë të pranishëm, pasi pjesa tjetër është kompensuar nga "Air France" , menjëherë pas aksidentit.
Pesë të akuzuarit janë një mekanik, një punonjës mirëmbajtjeje, kryeinxhinieri, ish-kreu i divizionit të aerohapësirës dhe një ish-anëtar i organizmit që kontrollonte aviacionin civil në Francë.
Avioni mori flakë ndërsa nisej nga aeroporti i Parisit dhe u rrëzua disa minuta më vonë në një fshat. Sipas një raporti zyrtar Concord-i preku një cope metalike që ishte shkëputur nga një avion tjetër i saponisur nga ky aeroport. Në seancën gjyqësore, do të kërkohet të gjendet përgjegjësi apo shkaku rreth aksidentit të aeroplanit France Concorde në korrik të vitit 2000. Ishin 113 njerëz që humbën jetën, kur avioni supersonik i Airfrance u rrëzua i përfshirë nga flakët pak pasi u ngrit në ajër nga aeroporti "Charles De Gol". Në vitin 2003 e gjithë flota e avionëve Concorde u nxorr nga përdorimi. Prokurorët argumentojnë se një copë metali që kishte rënë më parë nga një avion i kompanisë amerikane Continental Airlise DC 10 ishte fajtore për aksidentin. Kapiteni i avionit, John Hutchinson ishtë një nga pilotët më me eksperiencë të avionëve Concorde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›