Papandreu thirrje grekëve për durim

Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të kenë durim për situatën e krijuar nga kriza ekonomike dhe financiare, që kanë çuar në masat e thella të kursimeve dhe rritjes së tatimeve.
Ai theksoi se qeveria po lufton për të parandaluar katastrofën financiare. “Do të dëshiroja që çdokujt të mund ti garantojë zgjidhje të shpejt dhe jetë më të mirë. Do të isha njeriu më i lumtur në botë, në rast se këtë do të kisha mundur ta realizojë, por nuk mundem, dhe detyra ime është që të jem i sinqertë dhe çdo qytetarit grek t`ia them të vërtetën”, deklaroi Papandreu në një intervistë për gazetën “Proto tema”.
Ai ka bërë thirrje që Evropa patjetër duhet ti ndihmojë Greqisë për tu ballafaquar me krizën, e cila tashmë rrezikon tërë eurozonën. Papandreu theksoi se pasojat e kësaj krize mund të përfshijnë tërë Evropën, pasi që ato situatat janë të paparashikueshme.
Masat më të reja të kursimit kanë zvogëluar edhe më tej rrogat në sektorin publik, kanë lënë pa punë mbi 30 mijë punonjës të administratës shtetërore, rritjen e tatimeve dhe tërë kjo bëhet për të tërhequr kredinë e re ndërkombëtare prej 110 miliardë euro për rregullimin e deficitit buxhetor.