Papandreu, thirrje partive politike për kthjelltësi
Greqi- Vetëm disa orë para samitit të së mërkurës që do të jetë vendimtar për të ardhmen e Greqisë, kryeministri Papndreu u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të vendit të tregojnë kthjelltësi, gjakftohtësi dhe unitet. Nuk jemi ne fajtore për këtë gjendje që po kalon vendi por konservatoret, kështu që edhe barra e përgjegjësive duhet të ndahet në mënyrë të barabartë ka deklaruar ai pas vizites tek presidentin grek Papulias. Orët e fundit janë rritur zërat se Greqia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ose në një qeveri koalicioni të gjerë. Kjo për arsye se vendimi i Samitit Evropian për reduktimin e borxhit grek duhet të aprovohet me 180 deputet nga paralmenti grek ku socialistet tashme kanë vetëm 153 vende dhe dihet botërisht se opozita konservatore nuk ka mbështetur shumicën e reformave për daljen nga kriza.
Papandreu deklaroi : « Tani është ora që vetë Evropa të marrë vendimet e saj në mënyre që të ndalojë kjo krizë në rritje e cila ka krijuar pasiguri në të gjithë popujt evropian렻.
Papndreu ka thënë gjithashtu se ai dhe qeveria e tij po japin një betejë të vështirë për ti hequr popullit një barrë të rëndë të trashëguar me borxhin kolosal, ndërsa ka theksuar se qëllimi i Athinës për samitin e nesërm është që Evropa të qëndrojë në lartësine e saj dhe të jetë për Greqinë në një Evropë që jep shpresë, mirëqenie dhe zhvillim. Qeveria greke kërkon një zgjidhje të sigurtë për reduktimin e borxhit, pasi pasojat për bankat greke dhe fondet e pensioneve do të jenë tepër negative. Por gjithashtu Athina zyrtare kërkon të shuajë edhe zerat brenda Greqisë që thonë se me reduktimin e borxhit në një mase kaq të madhe, vendi do të humbe sovranitetin e tij për shkak të vartesisë ekonomike sidomos nga Gjermania, por edhe të kontrolleve që kërkojnë të vendosin partnerët evropiane me specialistë të huaj në shumë sektorë të vendit për të ndjekur nga afër zbatimin e reformave në mënyrë që të vazhdojë pa ndërprerje lëvrimi i ndihmave financiare për Greqinë.
Shkrime të tjera me interes: