Aksidentet rrugore, asnjë tolerim për kundërvajtësit
25/10/2011 Flet Latif Kulla, Drejtor i Drejtorisë rajonale i Policisë Rrugore: Ja kush janë shkaqet
KORÇE- Tashmë nga ana e qytetarëve gjithnjë e më shumë po flitet se drejtuesit e automjeteve të ashtuquajtur “të fortë”, që dëshironin të realizonin spektakle në rrugë ose kanë “humbur” ose janë “edukuar” sepse “të qenit i fortë” ose u ka kushtuar me pezullimin e lejes së drejtimit, ose me sekuestrimin e automjetit, ose me masa administrative të gërshetuara së bashku në përputhje të plotë me ligjin. Të njëjtin fat kanë pasur edhe ata drejtues mjetesh që njiheshin si konsumatorë të pijeve alkoolike. Tashmë është e pamundur të qarkullosh pa vendosur rripin e sigurimit, edhe pse për shumë drejtues mjetesh kjo gjë nënvleftësohej. Po kaq e dënueshme mbetet edhe mosvendosja e kaskës mbrojtëse etj. Megjithatë, mbi arritjet dhe problemet në qarkullimin rrugor flet për gazetën “Metropol”, Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë Rrugore Latif Kulla.
Ku ka qenë e përqendruar puna juaj gjatë këtij viti?
Mund të them se qarkullimi rrugor në rajonin e Korçës po shkon drejt qeverisjes së plotë të trafikut, për sa i përket lëvizjes së automjeteve, rritjes së sigurisë në rrugë, parandalimit të aksidenteve, ndërhyrjes së institucioneve të tjera në momentin e aksidenteve për dhënien e ndihmës së parë mjekësore, dislokimit të centralizuar dhe fleksibël të shërbimeve policore aty ku vërehet shtimi i fluksit të automjeteve, qenia gjithnjë e pranishme e këtyre shërbimeve në akset e quajtura “pika të errëta”, ose segmente problematike, por edhe në sajë të ndëshkimit të çdo kundërvajtjeje rrugore, pasi tashmë është bërë e vështirë për çdo drejtues mjeti për lëvizje me një shpejtësi tej normave të lejuara, për parakalime të gabuara, për mosrespektimin e distancës, për mosrespektimin e përparësisë dhe gjithashtu mjaft e vështirë për një drejtues mjeti që konsumon pije alkoolike, ashtu sikurse nuk mbeten jashtë mbikëqyrjes së policisë mospërdorimi i rripit të sigurimit, mosvendosja e kaskave mbrojtëse, të cilat ndikojnë ndjeshëm në pakësimin e pasojave të shkaktuara nga aksidentet. Arritjet tona erdhën si fryt i tolerancës zero ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Ndërkohë vërehen edhe probleme për sa i përket bashkëpunimit mes Policisë Rrugore dhe bashkive të qyteteve të rajonit të Korçës, pasi një gjë e tillë duhej të ishte në nivelin e kërkesave të kohës.
Cila ka qenë masa e ndëshkimeve, pasi ky është edhe një nga treguesit e vendosjes së rregullit në lëvizjen e automjeteve?
Së pari, dëshiroj të them se vendosja e masave administrative nuk është një qëllim në vetvete, pasi ekzistojnë shumë faktorë të tjerë mjaft të rëndësishëm, të cilët çojnë pa asnjë dyshim në rritjen e sigurisë në rrugë dhe në parandalimin e aksidenteve, të cilat ne i kemi vlerësuar realisht dhe me përgjegjësi. Megjithatë, gjatë harkut kohor, janar-shtator të këtij viti, janë vendosur 30.698 masa administrative dhe nëse këtë tregues do ta krahasonim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, mund të them se këtë vit janë vendosur rreth 6.200 masa administrative më shumë, ku në të njëjtën kohë vjelja e tyre është realizuar në masën 72%. Për të njëjtën periudhë kohore janë pezulluar 1.014 leje drejtimi, ku kryesisht janë ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që ecin me shpejtësi tej normave të lejuara ose që konsumojnë alkool, pasi qëllimi ynë i vetëm mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit dhe asnjë tolerancë ndaj përdoruesve të pijeve alkoolike. Vetëm për mangësi dokumentacioni kemi sekuestruar 40 automjete, por me këtë rast më duhet të vë në dukje faktin se deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast, ku drejtuesi i mjetit të lëvizë pa dëshminë e aftësisë (patentë) dhe këtë gjë ne e konsiderojmë si një arritje pozitive të Policisë Rrugore, pasi edhe vetë qytetarët janë ndërgjegjësuar për sa i përket rëndësisë së respektimit të rregullave të qarkullimit
Si paraqitet treguesi i aksidenteve në krahasim me një vit më parë?
Për sa u përket aksidenteve kemi një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë. Nëse gjatë vitit 2010 u shënuan 78 aksidente, për këtë vit, (gjithnjë për periudhën kohore janar-shtator) janë shënuar 85 aksidente, por 40% e tyre janë shënuar në zonat rurale, pasi një pjesë e mirë e rrugëve rurale është në rikonstruksion e sipër, ndërsa sinjalistika në këto akse ka qenë e mangët. Rajoni i Korçës tashmë nuk është ai që ka qenë disa vite më parë, kur mjetet qarkullonin kryesisht vetëm në akset kryesore nacionale, sepse tashmë me ndërtimin e rrugëve të reja, vetëm përgjatë rrugës kombëtare Korçë- Pogradec, janë krijuar 240 hyrje-dalje të reja, aktualisht funksionale për qarkullimin e automjeteve, ku ndërkohë krijimi i kësaj infrastrukture ka rritur ndjeshëm edhe numrin e automjeteve në qarkullim. Vetëm në këto akse ka ndodhur 30% e aksidenteve. Ndërkohë tashmë ka filluar të ndihet nevoja e ndërtimit të nënkalimeve dhe mbikalimeve, të cilat ndikojnë në parandalimin e aksidenteve. Një problem tjetër shqetësues për Policinë Rrugore mbeten edhe shitësit ambulantë, të cilët vendosen përgjatë akseve nacionale, të cilët krijojnë jo pak probleme me tregtimin e produkteve të tyre. Qarku i Korçës është një rajon me drejtim bujqësor gjë që do të thotë se në të gjithë rrugët lëvizin karroca me kuaj, mjete bujqësore etj.
Si mund të parandalohen të gjitha këto që ju sapo renditët?
Nga ana jonë është parë si domosdoshmëri bashkëpunimi me aktorët e tjerë në këtë fushë. Ne kemi informuar në vazhdimësi entet pronore të rrugëve, ku përfshihen drejtoritë e mirëmbajtjes së rrugëve ajo e rrugëve rurale, si dhe pushteti vendor. Në këto informacione ne kemi paraqitur shqetësimet tona në lidhje me dëmtimin e disa segmenteve rrugore, kompletimin e tyre me sinjalistikën përkatëse. Gjithashtu enteve përkatëse u janë propozuar masa dhe veprime konkrete që kanë të bëjnë me rregullimin e segmenteve rrugore të konsideruara si “njolla të errëta”, për sa u përket karakteristikave të udhës dhe sinjalistikës. Megjithatë, vërejmë se informacionet e mësipërme në frymën e bashkëpunimit dypalësh, nuk kanë gjetur vlerësim të plotë nga këto organe, më konkretisht me bashkitë e qyteteve të këtij qarku, ndërsa kemi pasur bashkëpunim të mirë me Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Rrugëve, me firmat e kontraktuara prej tyre, sidomos gjatë periudhës së dimrit për pastrimin e rrugëve. Gjithsesi, për shërbimet e Policisë Rrugore prioritet e punës së tyre do të mbeten rritja e sigurisë rrugore, e cila do të synohet nëpërmjet parandalimit të aksidenteve rrugore, vendosjes së rregullit në lëvizjen e trafikut të qyteteve, si dhe në linjat interurbane.
Bisedoi: Vepror Hasani