Procedohen 2 drejtues vendorë për vërtetime fals gjakmarrjesh
25/10/2011 Nën hetim Kryebashkiaku i Koplikut dhe kryekomunari i Postribës
SHKODER- Deklaratat e lëshuara pak ditë më parë nga përfaqësuesit belg në Shkodër, për rritjen e numrit të azilkërkuesve me vërtetime fals gjakmarrjeje kanë vënë në lëvizje jo vetëm Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës, por dhe Drejtorinë e Antikrimit Financiar të Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Vërtetimet fals
Bashkëpunimi i këtyre strukturave ka bërë që të zhvillohen hetime të dokumentacioneve dhe vërtetimeve të ndryshme të lëshuara nga njësitë vendore të qarkut të Shkodrës. Nisur nga këto vërtetime të dyshuara se janë të falsifikuara, apo të pavërteta, Drejtoria e Antikrimit Ekonomik ka referuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër materialet në ngarkim të drejtuesve të dy njësive vendore, njëri që i përket Shkodrës dhe tjetra rrethit Malësi e Madhe. Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Koplikut, shtetasin 45-vjeçar Ramadan Lika, si dhe kryetarin e komunës Postrribë, rrethi Shkodër, shtetasit 62-vjeçar, Faz Shabaj, që të dy përfaqësues të Partisë Demokratike. Si kryebashkiaku i Koplikut Lika, ashtu dhe kryekomunari i Postrribës, Shabaj akuzohen se kanë konsumuar elemente të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal. Burimet policore shprehen se këto akuza kanë dalë si rezultat i verifikimit të disa dokumenteve të personave të ndryshëm, me anë të të cilave drejtuesit e këtyre njësive vendore vërtetonin se kërkuesit ishin në hasmëri. Sipas burimeve policore, vërtetimet janë lëshuar për persona që donin t’i përdornin për të kërkuar në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë.
Mashtrimi
Ndërkohë burimet zyrtare sqarojnë se në bazë të informacioneve të administruara nga Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Policisë së Shtetit, ka rezultuar se shtetas shqiptar, duke përfituar nga lëvizja e lirë, pasi kanë shkuar në vendet e zonës Shengen kanë aplikuar për azil pranë organeve kompetente në këto vende. Sipas verifikimeve, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil kanë qenë të shoqëruara me vërtetime nga njësi të ndryshme vendore, kryesisht të qarkut të Shkodrës, me anë të të cilave vërtetohej se personat në fjalë janë në konflikte dhe në gjakmarrje. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se strukturat e Policisë së Shtetit duke bashkëpunuar me organet policore belge, kanë hetuar vërtetimet e dorëzuara nga shtetasit shqiptarë për të përfituar azil. Këto vërtetime ishin lëshuar nga komunat ose Bashkia Koplik, ndërkohë që kishte dhe vërtetime nga Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër. Njëkohësisht hetimet kanë nxjerrë se vërtetimet e lëshuara për personat që kanë kërkuar azil në vendet perëndimore dhe kryesisht në Belgjikë janë pa ndonjë bazë ligjore dhe në shumicën e rasteve të falsifikuara, pasi personat për të cilët ishin lëshuar këto vërtetime nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje. Policia e Shtetit ka administruar gjithashtu dhe të gjithë dokumentet e Sekretarit të Shoqatës Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër. Ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjithë personave të implikuar dhe dokumentimin e veprimtarisë së tyre.
Reagojnë 2 të akuzuarit
Ndërsa Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër materialet ndaj Kryetarit të Bashkisë së Koplikut Ramadan Lika dhe kryetarit të komunës Postrribë, Faz Shabaj, vetë të akuzuarit për lëshim dokumentesh të falsifikuara e kanë marrë vesh këtë informacion vetëm nga mediat e ndryshme, që janë interesuar për të marrë një prononcim prej tyre. Sipas drejtuesve të akuzuar të dy njësive vendore, të gjitha vërtetimet e lëshuara janë të sakta dhe aspak të falsifikuara. Kreu i Bashkisë Koplik, Ramadan Lika, shkon më tej duke deklaruar se e gjitha kjo është një show, pasi të gjitha vërtetimet e lëshuara nga kjo bashki janë të protokolluara dhe plotësisht të verifikuara dhe të sakta. “I bëj me dije opinionit publik se Bashkia e Koplikut ka lëshuar disa vërtetime mbi bazën e të dhënave të çdo qytetari që është paraqitur pranë kësaj Bashkie. Strukturat e Bashkisë së Koplikut i kanë marrë në shqyrtim kërkesat dhe i kanë protokolluar”, është shprehur kreu i Bashkisë së Koplikut, Ramadan Lika.
Ndërsa kryekomunari i Postrribës, Faz Shabaj, ka theksuar se komuna që ai drejton ka shumë probleme, me mjaft persona që janë në hasmëri me njëri-tjetrin dhe nuk duan të tregojnë në polici, por vërtetimet i kanë lëshuar kryepleqtë e fshatrave, ndërsa kryetari i ciklon për të vërtetuar se bëhet fjalë për persona që ekzistojnë dhe banojnë në komunën Postrribë. Ka pasur mjaft persona që nuk kanë pasur dëshirë të deklarojnë në polici problemet e tyre, por që kanë pasur konflikte janë të gjitha reale”, ka theksuar kreu i komunës Postrribë, Faz Shabaj.