E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi: 3.3 milionë gjobë Tahirit, akuzoi Vokshin

Tiranë- Gjykata e Tiranës mori vendimin me masë prej  3.3 milionë lekë gjobë për deputetin Saimir Tahiri, i paditur nga deputetja e PD-së Albana Vokshi. Në korrik të këtij viti, po kjo gjykatë caktoi vendimin prej 1 milionë lekësh për deputetin Tahiri, në lidhje me dëmshpërblimin që duhet ti paguante Vokshit, pasi kishte akuzuar këtë të fundit.

Në vendimin e gjykatës citohej: Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e të paditurit Saimir Tahiri që ti paguajë paditëses Albana Vokshi shumën prej 3 333 333 (tre milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekësh si dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të shkaktuar. Menjëherë erdhi edhe reagimi i Tahirit, deputet i Partisë Socialiste : nuk jam njohur ende me vendimin dhe as me arsyetimin e tij, por sigurisht, nuk prisja që kërcënimi i Jozefina Topallit në seancën e kaluar do të kthehej kaq shpejt në vendim gjykate.

Nga retrospektive, zonja Topalli iu drejtua në seancën e datës 20.10.2011 deputetit Tahiri: Ju keni gjetur rrugën tuaj, megjithatë ju them se në gjyq do jeni njëri më datë 31 dhe tjetri më datë 26. Fletë-padinë e kam në zyrën time, nuk ka procedurë.

Por sipas Saimir Tahirit asnjë vendim dhe asnjë anëtar i qeverisë nuk do ta ndalojë atë të nxjerrë në dritë të vërteta që duhet të bëhen publike:Një gjë është e sigurt, jo Albana Vokshi, e cila është vetëm një copë e vogël e dhjamit të pushtetit, por as Jozefina Topalli e as Sali Berisha dhe pushteti i tyre i krimbur, nuk do arrijnë dot të më mbyllin gojën duke më ndaluar të them të vërtetat që shqiptarët duhet të dinë për këtë qeveri.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Cheryl Cole blen shtëpi 5.5 milionë dollarë Los Angelos
  2. Skuadra Force India, 100 milionë USD fonde për Formula 1
  3. Vila e Pitt-Jolie në Malibu, në shitje për 14 milionë USD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›