E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e 30 Prillit, Rama shpërndan ftesa në njësinë 9

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar turin derë më derë në njësinë numër 9 në kryeqytet. Kryesocialisti u ka shpërndarë ftesa banorëve të kësaj njësie për të marrë pjesë në protestën e 30 prillit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas Ramës, populli nëpërmjet protestave duhet ti japë fund keqqeverisjes, të ndalë rrënimin ekonomik dhe rritjen e faturave të jetesës.

Banorët e njësisë numër 9 kanë shfrytëzuar takimin me kreun e opozitës për ti shprehur atij përkësimet në nivelin e jetesës si pasojë e pensioneve të ulëta dhe rritjes së vazhdueshme të cmimeve.

“Po heqim shumë vështirësi me cmimet, me faturat e dritave dhe ujit në datën 30 do ta gdhimë në bulevard” u shpreh një banor.
“Nuk është punë një dite apo dy ditësh por është punë rezistence, paqesore por është rezistencë për të mos lejuar më që kjo histori të vazhdojë”u shpreh Rama.

Kreu i opozitës ka shkuar derë më derë në njësinë numër 9, ku u ka shpërndarë ftesa jo vetëm banorëve por tregtarëve të zonës dhe kalimtarëve të rastit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›