E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Gjiknuri: Skandali, koncensionet jepen pa kontroll

TIRANE- Partia Socialiste ka reagur sot në lidhje me praktikat e dhënies së koncensioneve nga ministria e Ekonomisë. Deputeti i PS, Damian Gjiknuri i ka cilësuar këto praktika si korruptive, ndërsa ka shtuar se është absurd fakti që gjatë kësaj periudhë Ministria e Ekonomisë ka vazhduar dhënien e koncesioneve, pavarësisht se nuk ka asnjë organ shtetëror të ngritur për të mbikqyrur këto procedura duke i hapur shteg abuzimit.

“Jam sot këtu për të denoncuar publikisht skandalet korruptive që kanë muaj që po zhvillohen në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës në lidhje me procedurat e dhënies së koncesioneve. Ka mbi 5 muaj që procedurat e dhënies së koncesioneve nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli në lidhje me zbatimin e ligjit, pasi nuk ka asnjë autoritet që të shqyrtojë ankesat në lidhje me procedurat e dhënies së koncesioneve” – deklaroi Gjiknuri.

“Absurditetit i shtohet edhe fakti që gjatë kësaj periudhe Ministria e Ekonomisë ka vazhduar dhënien e koncesioneve, pavarësisht se nuk ka asnjë organ shtetëror të ngritur për të mbikqyrur këto procedura duke i hapur shteg abuzimit” – theksoi më tej Gjiknuri.

Në mbyllje të deklaratës së tij Gjiknuri është shprehur se mungesa e transparencës si për votën e lirë ashtu edhe për mënyrën se si shteti tjetërson pasuritë publike, është një motiv i fortë për të protestuar në 30 prill.
“Mungesa e transparencës si për votën e lirë ashtu edhe për mënyrën se si shteti tjetërson pasuritë publike, është një motiv i fortë për të protestuar në 30 prill” – përfundoi Gjiknuri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›