E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie rrjeta mbrojtëse te tuneli i Kalimashit

Rrjeta mbrojtëse në tunelin e
Kalimashit ka rënë dje, pak
para mesnatës, duke bllokuar qarkullimin
e automjeteve, të paktën
deri në rivendosjen e saj. Burime të
ndryshme konfi rmuan shembjen,
që pritet të riparohet gjatë ditës së
sotme nga fi rma ndërtuese e rrugës
Durrës-Kukës. Sipas të njëjtave
burime, rrjeta, e cila shërben për
shmangien e shembjeve të dherave
apo materialeve të tjera, ndodhi
për shkak të ngarkesës së madhe
të inerteve. Rrjeta mbrojtëse në
kilometrin e 2.5 të tunelit ishte vendosur
pak kohë më parë nga fi rma
përkatëse. Punëtorët kanë sinjalizuar
drejtuesit e fi rmës, të cilët kanë
shkuar menjëherë te tuneli. Nuk
ka vonuar as policia e Qarkullimit
Rrugor, e cila ka marrë masa për
bllokimin e qarkullimit në rrugën
e përuruar vetëm dy ditë më parë
nga Kryeministri Sali Berisha dhe
homologu i tij turk, Erdogan, me
qëllim shmangien e aksidenteve të
mundshme automobilistike. Burime
zyrtare janë treguar të rezervuara
mbi këtë incident në tunelin e rrugës
Durrës-Kukës, por dëshmitarë nga
vendi i ngjarjes thanë se rrëshqitja e
rrjetës mbrojtëse nuk ka krijuar probleme
serioze. Tuneli i Kalimashit është
hapur aktualisht vetëm në një kah dhe
lëvizja e automjeteve nga të dy anët
disiplinohet nga personeli i sigurisë.
Ai është i gjatë 5.6 km dhe përshkohet
nga automjetet për afro 6 minuta.
Kalimi gjatë natës në këtë segment
rrugor për momentin nuk aplikohet,
për shkak se në galerinë jugore bëhen
ende shpërthime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›