Paper Moon vjen tek Marubi
Vijojnë të shfaqen filma që mbajnë firmën e emrave të njohur të kinematografisë botërore. Në vijim të projektimeve në ekranin e Akademisë së Filmit Marubi, të enjten më14 janar do shfaqet filmi "Paper Moon" nga regjisori Peter Bogdanovich. Skenari i këtij filmi është bazuar në novelën Addie Pray nga Xho Devid Braun. Ky film është një komedi amerikane e prodhuar në vitin 1973 me aktorët Rayan ONeil, Madeline Kahn, Tatum ONeil, etj. Akademia e
Filmit Marubi vijon të shfaqën në kuadër të aktivitetit të saj dhe shumë prodhime të tjera kinematografike, të cilat i ka projektuar në ekranin e saj. Kështu gjatë të premteve në kuadrin e Të premtes së kinemasë spanjolle projektohen filma që mbajnë firmën e regjisorëve të njohur spanjollë. Ky aktivitet organizohet nga Ambasada e Spanjës dhe Akademia e Kinemasë dhe e Multimedias "Marubi". Në kudaër të tyre para disa kohësh për publikun u shfaq filmi "Teza" i Alejandro Amenabar-it. Më pas u shfaq "Matahari", prodhimi i fundit i Iciar Bollain, me një karrierë të pasur si aktore dhe regjisore, të cilën publiku shqiptar ka pasur mundësi ta shohë në filmin "Jugu" i Victor Erice, apo në "Tokë dhe liri", i Ken Loach. Këto filma ia lanë më pas vendin projektimeve të dokumentarit "14 kilometra" i Gerardo Olivares me temë emigracionin. Filmat jepen në versionin origjinal me titra.