Ngjyra të larmishme në ekspozitën Lear 09
Historikisht nga pikëpamja vizive Berati është i vetmi qyteti që ka tërhequr dhe tërheq vizitore e artistë, në të cilin ekziston një trashëgimin e rrallë dhe tepër e vyer kulturore me monumente e vepra arti të dorës së parë, dhe me emra të mjeshtërve më të rëndësishëm (ikonografë) të historisë së artit shqiptar. Që nga viti 1994 Berati ka mundur të ketë dhe një galeri artesh vizive që është bërë institucion i rëndësishëm kulturor i qytetit, duke ju shtuar
kështu vlerave të rëndësishme kulturore. Rëndësia e këtij institucioni nga viti në vite ka ardhur, duke u rritur dhe aktivitetet, ekspozitat e çmimet që organizon gjithnjë e më të rëndësishme. Një ndër aktivitete kulturore tashmë traditë është dhe ekspozita Lear 09,e cila mblodhi artistë më të mirë të arteve pamore. Kjo është arsyeja që kemi arritur të realizojmë edicionin e 13 të aktivitetit të fundvitit më të rëndësishmin për artistët profesionistë, Lear09. Ky edicionin i realizuar me përkushtim profesional i formërsuar traditën dhe historinë e vet të konsoliduar tashmë të arteve vizive në veçanti dhe vlerave kulturore të qytetit të Beratit në përgjithësi këtë vit vjen më një koncept të ri, duke zgjeruar përmasat gjeografike, duke sjelle emra të rëndësishëm, vlera të sigurta të krijimtarisë artistike, pasi organizimi i Lear në përmasa lokale e ka realizuar misionin e vet e tashmë nevojitet të realizohet në dimensione të rëndësisë së galerisë tonë që është një galeri prestigjioze me kushte ekspozimi e përmasa shumë të mira,u shpreh organizatori i ekspozitës Agron Polovina. Edicioni i sivjetëm i çmimit Lear në konceptin e projektit kishte si qëllim jo vetëm prezantimin e krijimtarisë më të mirë të vitit të artistëve të qytetit, nxitjen e përvojave të reja bashkëkohore, prezantimin e artistëve të rinj dhe integrimin e tyre në krijimtarinë artistike, por edhe zgjerimin e përmasave jo vetëm gjeografike, por dhe të rëndësisë së artistëve pjesëmarrës, duke synuar rritjen e rëndësisë së këtij aktivitetit, duke ju përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të publikut për vlera të cilat dalin nga kufijtë e nivelit provincial. Krahas artistëve të njohur të qytetit si Kastriot Dervishi, Llamba Dëna, Nezir Ago pjesëmarrës ishin dhe emra të rëndësishëm krijimtaria e të cilëve ka lidhje të ngushta me qytetin e Beratit; Hasan Nallbani, Llazar Myzeqari, Arben Golemi, Aleksandër Filipi e Gazmend Muka. Krahas tyre marrin pjesë artistë nga Maqedonia e Kosova; Reshat Ahmeti, Fahredin Spahija, Safet Spahiu, Simonida Filipova, Marijeta Sidoski,Shkelzen Rexha dhe nga qytetet shqiptare; Tiranës, Pogradecit, Shkodrës, Fierit Vlorës; Mustafa Arapi, Pandi Lena, Jak Serreqi etj. Janë 56 artistë dhe 79 vepra të përmasave, materialeve, formave të shumta vizive e përvojave të ndryshme krijuese bashkëkohore.