E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Departamentin e Shtetit, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një zjarr që ka rënë mëngjesin e sotëm në Departamentin e Shtetit në SHBA.

Zjarri ka rënë në momentin që disa punëtor ishin duke punuar në një pjesë të ndërtesës që po rikonstruktohej.

Sipas medieve amerikane, punëtorët kanë arritur të vendosin shumë shpejt flakët në kontroll, ndërkohë që sistemi i alarmit ka vënë në lëvizje qindra forca të zjarrëfiksave dhe të policisë, transmeton noa.

Një prej punëtorëve ka marrë plagë të rënda dhe është në kurim. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›