Edhe Arbën Xhaferi nderohet për 100 vjetor

Në sheshin qendror të Tetovës mbrëmë është shpalos portreti gjigant i figurës emblematike të PDSH-së, ish-liderit dhe themeluesit Arbën Xhaferi.
Shpalosja e kësaj fotografie gjigante u bë nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinaj dhe deputeti i AAK-së, kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, por edhe qytetarë nga Tetova dhe trevat e tjera.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta tha në fjalën e tij se e ardhmja e shqiptarëve konsiston në bashkimin dhe mirëqenien e tyre, transmeton INA.
“100 vitet e ardhshme do të jenë vitet e bashkimit të shqiptarëve. 100 vitet që vijnë do të jenë vitet e lulëzimit të kombit shqiptar”, deklaroi Meta.
Mijëra qytetarë sot në Tetovë kanë shënuar dhe festuar 100 vjetorin e pavarësisë, nën organizimin e komunës e Tetovës. Në mbrëmje u mbajt edhe koncerti masiv me yjet e estradës shqiptare./Indeksonline/