E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papjekuria politike dhe sprova e shtetit te Kosoves

/ /

NgaYLBER LILI

Tashme dihet qe shkaku i te ashtuquajturave zgje-dhje te jashtezakonshme ishte kriza institucionale. Dor-eheqja e ish-presidentit Sejdiu prodhoi jo thjesht nje krize institucionale por edhe krize politike e parlamentare.Ne keto kushte kerkohej nje konsensus i gjere politik per te analizuar dhe kuptuar seriozitetin e nje situate te tille. Mungesa e nje konsensusi te pergjithshem

per krijimin e kushteve per zgjedhje te parakohshme yshti partite kryesore dhe derivatet e tyre qe brenda nates te nxisin te jashtezakonshmet. Partite pretendente per fronin e kryeministrit iu perveshen punes duke arnuar dhe sajuar tekstin e grishjes se elektoratit pa u menduar dy here per faktorin kohe. E thene me fjale te tjera te gjithe faktoret dhe aktoret politike treguan mungese serioziteti papergjegjshmerie kundrejt realitetit politik dhe institucional ne Kosove. Vetem ne nje vend parademokratik me nje shoqeri civile aspak bindese per rolin qe duhet te luaje ne pisten e veprimit demokratik mund te ndermerren inkursione kaq te guximshme politike per te garuar ne zgjedhje nacionale ku faktori kohe te pamundeson te zgjedhesh qofte edhe nje kryeplak fshati. Lind pyetja fare ndodhi realisht Hapesiren dhe kohen e pergatitjes se programeve platformave prioriteteve dhe ofertes politike e zaptuan kalkulimet ne PDK zgjedhjet partiake ne LDK makthi ne AAK rreth fatit te liderit te tyre sikunder marreveshjet eksperimentale te partive gati minore plus regjistrimi i partive te reja. Si te thuash politika ne Kosove ngjau me nje autoshkolle ku ende aktoret dhe faktoret politike nuk e kane marre licencen sesi veprohet ne kushtet e pluralizmit demokratik. Ne keto rrethana te krijohet pershtypja se papjekuria e klases politike ne Kosove e ka shnderruar shoqerine kosovare ne turme ku elektoratin-votuesin krahas konsensualitetit per zgjedhje te jashtezakonshme e shoqerojne edhe dilemat.
Dilemat dhe konfuzioni i shoqerise ne Kosove eshte rrjedhoje e arratise se klases politike pertej pistes se veprimit demokratik. Nese i hedhim nje veshtrim te shpejte fushatave elektorale te bien ne sy disa elemente qe bien ndesh me principet dhe standardet e demokracise funksionale. Per shembull spotet elektorale kryesisht te partive te medha jo thjesht jane te diskutueshme por te papranueshme ne realitetin e ri te vlerave demokratike. Permes ketyre spoteve i vetmi mesazh qe mberrin tek opinionin publik eshte fortifikimi i pozites se liderit. Ne esence spotet e PDK-se dhe te LDK-se na bejne me dije se atje demokracia perkthehet si perqendrim i pushtetit tek individi qe do te thote nje lloj despotizmi i veshur me vello demokratike. Votoni Hashim Thacin apo o burra votoni Isa Mustafen... Mjafton kaq per te kuptuar veprimin politik gati amator te partive politike te cilat me koshience te plote kane fragmentarizuar ofertat politike. Ne keto kushte shfaqet nje tjeter dileme dhe konfuzion per ke votojne qytetaret e Kosoves Nese analizojme natyren e zgjedhjeve parlamentare natyrisht qytetari eshte i orientuar dhe i percaktuar per te votuar perfaqesuesin e tij ne Parlament si organi me i larte legjislativ. Dihet qe kush ka shumicen parlamentare ka mandatin te formoje edhe qeverine. Gjykuar politikisht qytetari ne kesi rastesh zgjedh opsionin me te mire politik qe ngerthen programin platformen strategjite e veprimit vizionin alternativat dhe prioritetet qe jane ne sherbim te qytetareve. Pra marredhenia zgjedhes dhe te zgjedhur varet absolutisht nga oferta. Te pakten keshtu veprohet ne shtetet perendimore. Nderkaq ne Kosove zgjedhjet e ashtuquajtura te jashtezakonshme shikuar nga forma dhe permbajtja jane tej mase te zakonshme madje dhe bezdisese. Politikisht lidershipi i Kosoves duke keqperdorur huazimin e demokracise ka deformuar pluralizmin. Teorikisht diskursi dhe ligjerimi politik e publik vazhdon te mbetet ne kuader te retorikes shterpe pra pa permbajtje. Nderkaq praktikisht mbarevajtja e fushates zgjedhore eshte nje fotokopje e shemtuar e zgjedhjeve ne Shqiperi madje me keq akoma. Atje po stimulohen bastionet ku tjetri eshte i padeshirueshem dhe ku militantet kacafyten me njeri-tjetrit po kultivohet fryma militariste dhe tribaliste.
Sikunder klasa politike e Kosoves ne keto zgjedhje me shume harxhon energji se kush do te jete kryeminister i ardhshem sesa per te vendosur doren mbi plage. eshte e verteta Kosova ka shume plage qe urgjentisht kerkojne terapi. Sdo mend qe terapia nuk mund te importohet por me vullnet politik me seriozitet pergjegjshmeri gjithcka eshte e sherueshme. eshtjet imediate qe duhej te ishin paketuar ne programe dhe platforma sic eshte lufta kunder krimit dhe korrupsionit departicizmi i administrates shteterore demilitarizimi i administrates publike aksion dhe axhende e mirepercaktuar per njohje sa me te medha te pavaresise koncepte te qarta per forcimin e shtetit ligjor dhe ndertimin e institucioneve eficiente shteterore nje program te detajuar per parandalimin e bombes ekonomike dhe sociale standardizimin e arsimit krijimin e kushteve te volitshme per biznesin e vogel dhe te mesem etj do te ishin nje ftese qe do te inkurajonte elektoratin per te votuar programin dhe oferten me te mire. Jo vetem kaq. Lidershipi politik ne keto zgjedhje duhej te ishte transparent me shoqerine. Madje gjithsecili prej tyre qe enderron te zgjohet te henen kryeminister duhet te tregonte modalitetet e bisedimeve me palen serbe. Sidoqofte pertej nje fushate alla provinciale ka ende kohe per te rikuperuar dicka. Dita e diel nuk eshte thjesht certifikim i fituesit apo i humbesit ne keto zgjedhje. Perkundrazi. Zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare duhen kuptuar si instrument mates i demokracise ne Kosove i pjekurise se klases politike i demokratizimit te shoqerise. Pra eshte nje sprove para sponsorizuesve te shtetit te Kosoves para garantuesve te pavaresise se saj pse jo edhe para kundershtareve te cilet si gjithnje kerkojne gjilperen ne kashte si alibi per te krijuar imazh negativ per Kosoven. Kjo eshte beteja qe duhet fituar. Sakaq kalkulimet se kush dhe me ke do te formohet qeveria perbejne nje ngjarje periferike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›