E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katalonja Holanda e jugut te Evropes

12-12-2010 / Nga Enric Juliana

Kater vite te shkuara me 6 nentor te vitit 2006 Antoni Puigverd botoi nje artikull paralajmerues ne faqet e gazetes La Vanguardia. Po mbaheshin zgjedhjet e parlamentit katalanas dhe ishte duke u pervijuar marreveshja tri-partiake. Cfare gabimi cfare gabimi fatal titullonte artikullin e tij Puigverd-i edhe pse asokohe ishte nje ze i vetmuar ne shtypin katalanas. Me kujtohet si sot ajo dite ne Madrid binte shi dhe brendia e shkrimit me terhoqi fort. Te majtat katalanase ndash shkruante Antoni Puigverd- po bashkohen duke i dhene perparesi nevojave organike perkundrejt kerkesave te shoqerise. Po behen tok ne emer te nje bashkimi qe ngjau ne radhet e se majtes franceze dhe qe me pas perfundoi ne batak. Uniteti shoqeror i katalanasve eshte ne rrezik. Por PSC-jaPartia Socialiste Katalanese e pavetedijshme per perfaqesimin e saj te dobet e paafte per ti vene veshin kerkesave te nje qytetarie qe i ndeshkoi ne kutite e votimit kerkon te luaje rolin e kllounin permes lojes me siglat partiake per te gjetur zgjidhjen me te thjeshte te mundshme ne dobi te interesit te saj te ngushte vetjak. Cfare tmerri Cfare tmerri i papare Koha i dha te drejte. Ia vlen ta sjellim ne kujtese ate artikull per qartesine e fakteve te parashtruara e arsyetuara pasi duke nisur nga dita e sotme kur behet deti kos dalin te gjithe me luge ne brez dhe thone E shikoni une e kam thene se do te ndodhe keshtu Keto dite mund te hasesh refleksione edhe prolikse ne lidhje me deshtimin e se majtes katalanase ndersa autori i artikullit te kater viteve me pare personalitet me sqime sigurisht qe as e con neper mend ti thure lavde paralajmerimit te tij.
Mbetet thjesht ne rrafshin konstatues kater vite me pare dikush qe duke u mbeshtetur te kriteret dhe njohja e thelle e gjenezes se politikes katalanase qysh prej viteve gjashtedhjete ka bere me kohe me dije se sistemi tri-partiak do te ishte zero me xhufke. Do te perfundonte keq e mos me keq. Qeveria Montilla nuk mund ti bishtnonte pranimit publik te deshtimit elektoral ngaqe ishte mjaft e veshtire por nuk mund te thuhet se ishte e pamundur duke rene ne nje mendje e duke i dhene jete politike nje koalicioni te manget ne autoritetin moral te partise politike me te votuar ne vend. Ne kohet qe jetojme fjala moral ben qe shumekush te vere buzen ne gaz por dinjiteti i nje force politike vijon te mbetet nje faktor themelor ne politike. Le te presim e te shohim se cdo te ndodhe ne kater vitet qe pasojne. Ne vitin 2003 Pasqual Marragall-i ia doli mbane te fitoje per here te dyte voten popullore por me nje rezultat te ngushte. Tripartitizmi i radhes se pare ishte nje aventure e justifikueshme politike ashtu sic krijohen maxhorancat dhe farketohen aleancat rendom ne vendet evropiane me spekter te gjere parlamentar. Ne ate rast Katalonja ishte si Holanda. Ndersa kesaj radhe situata eshte krejt ndryshe ngaqe tete parti politike kane fituar te drejten e perfaqesimit ne parlamentin katalanas. Edhe nje here si dikur Katalonja u shnderrua ne Hollanden e jugut te kontinentit. Katolonja shoqeria me demokratike e Spanjes.Sidoqofte nje konstatim qe le vend per diskutim Holanda ka qene pjese e dinastise se Karolingeve te shek. VIII dhe X qe mbreteronin ne Evropen Perendimore ndersa Katalonja shtrihet gjeografikisht ne nyjen lidhese te kontinentit por qe tashme vete Evropa ka te tjera sfida per tu perballur. Me kujtohet si sot nenshkrimi i marreveshjes tripartiake ne Salon del Tinell. Me la shtang menyra e sjelljes gati-fetare e Maragall-it ngriti lart fleten e nenshkrimit te marreveshjes dhe e puthi duke u sjelle si nje prift ne meshe. Qysh nga ai cast sipas mendimit tim nisi te ngjizej deshtimi. Marreveshja mes subjekteve te se majtes tejkaloi rrezikun dhe u shpall si nje subjekt i shenjte. Nevojat historike u permbushen. Ishte qysh ne zanafille nje peshtjellim i papare perpara semaforit. Kaloi vec pak kohe Ernest Benach i zgjedhur si president i parlamentit u vu ne loje nje Program argetues te stacionit TV3 i gjendur ne mes te femrave gjysme-lakuriq dhe spektatoreve mbeshtetes te ketij emisioni ku i drejtoheshin vetem me lsquoti. Pak jave me pas ish-zevendes presidenti i qeverise katalanase Josep-Lluis Carod-Rovira maskota elektorale e te cilit ishte gjetje e pavend e foshnjarake e imitimit te kostumeve tradicionale katalanase po shkembente lsquomendime me terroristet e ETA-s ne jug te Frances duke mos i dhene rendesi punes profesionale te sherbimeve sekrete spanjolle. Edhe sot e kesaj dite Carod-i ka mbetur i befasuar se si bisedat e tij u bene publike ne faqet e gazetes ABC. Evangjeliste femra gjysme te zhveshura ithtare dhe kostume tradicionale E sa e sa te tjera ne radhe. Antoni Puigverd nuk mund te parashikonte qysh ne vitin 2006 se gabimi fatal do te perkonte fatkeqesisht me nje nga periudhat me mashtruese te historise se botes nder morine e parase qe qarkullon ne planet gjenden edhe 600.000 milione dollare false. Debati ne fjale pak nga pak do te venitet e qe ne ditet ne vijim do te kaloje si lajm i dores se dyte. Megjithate duke mbetur ne pritje se cfare mund te ngjase ne te ardhmen nuk duhet shlyer kurre nga mendja qe lsquogabimi trashanik ishte paralajmeruar.
La Vanguardia

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›