E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papulias: Imigracioniilegal është problemevropian

ATHINE- Cështja e rritjes së numrit të emigrantëve të jashtëligjshëm që tentojnë të hyjnë në Greqi, është një problem europian, i cili duhet të zgjidhet në mënyrë të përbashkët.

Kështu deklaron president i Greqisë, Karolos Papulias i cili i ka bërë thirrje Bashkimit Europian dhe Turqisë të përballen me vendosmeri me këtë problem.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Papuljas ka ftuar Brukselin të zbatojë “politikat e integrimit” ndërsa Turqia të kontrollojë më mirë kufirin e saj si dhe të zbatojë protokollin për kthimin e emigrantëve në vendet e origjinës.

Deklarata e tij vjen në një moment polemikash që ka shkaktuar plani i Greqisë për të ndërtuar një mur rrethues në kufirin e saj me Turqinë, për të evituar fluksin problematik të emigrantëve që kalojnë cdo ditë këtë kufi.

Komisioni Europian dhe UNHCR-ja janë shprehur kundër këtij plani, duke thënë se nuk është një zgjidhje për problemin.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›