E Diel, 1 Nëntor 2026

Papuljas: Ndërroni emrin, pastaj vij në Shkup

Presidenti grek, Karolos Papuljas, do ta vizitonte Maqedoninë, por pasi të zgjidhet çështja e emrit. Këtë ai ia shkruan Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në përgjigjen e ftesës së tij që të vijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. "E pranova dhe me interes e lexova letrën e Juaj. Greqia fuqishëm i përkrah marrëdhëniet miqësore dhe mirëfqinjësore me të gjithë vendet fqinje, kuptohet, duke e përfshirë edhe Tuajin. Do të dëshiroja ta vizitoja ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me rast, pa ekzistuar pengesa e çështjes së pazgjidhur për emrin", njofton Papuljas. Ai thotë se nuk do të dëshironte të sugjeronte çka do të ishte në interes për Maqedoninë, por fuqishëm beson se nevojitet gjendja të vlerësohet realisht. "Zgjidhja për çështjen e emrit do të tregohet dobishëm për aspiratat legjitime të popullit Tuaj. Më duhet të them se sa më gjatë zgjat kërkimi i zgjidhjes për emrin, aq më gjatë do të mbetet e pazgjidhur hyrja e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në BE dhe NATO. Shpresoj se do të kem mundësi t‘Ju vizitoj, pasi dallimi i tillë mes nesh bëhet i kaluar", thekson Papuljas në letrën e tij.
Presidenti i Maqedonisë më 4 nëntor dërgoi ftesë deri te Presidenti grek që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, me qëllim që, siç njoftoi, të jepet impuls i fortë për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›