Operacioni antidroge sekuestrohen 100 kg mariuane
Kapen në një operacion në Tiranë rreth 100 kg mariuanë. Operacioni i antidrogës së Tiranës është ekzekutuar nga skuadra e operacionale e drejtorisë së qarkut.
Gjashtë persona janë arrestuar mes të cilëve edhe një grua me të birin 26 vjeçar. Droga me vlerë 32 mije euro, mësohet se vinte nga zona të thella të Lazaratit dhe kishte për destinacion rrjetet e shpërndarësve në Tiranë.
Sipas policisë janë arrestuar Eduart Gjonaj me të emën Kristina, Bardhok Arapi, Fatjon Dedaj, Arjan Kolaj dhe Gjok Dodaj, thuajse të gjithë me origjinë nga Mirdita e banues në Tiranë.
Antidroga kishte siguruar informacione të sakta për dërgesën dhe itinerarin e lëvizjes së tre mjeteve të të dyshuarve.
Skuadra e operacioneve speciale organizoi 3 postblloqe për kapjen e korrierëve në autostradën Durrës-Tiranë.
Të dyshuarit kanë mundur të çajnë postbllokun në dalje të Durrësit, atë në Maminas me mjetet e tyre, por janë bllokuar në afërsi të Vorës.
Ndërsa policia ka vijuar me kontrolle në banesa në Sarandë e Tiranë, gjashtë të arrestuarit janë marrë në pyetje në lidhje me origjinën e drogës, mënyrën e sigurimit të saj dhe grupet e shpërndarjes në kryeqytet.