E Shtunë, 31 Tetor 2026

elet ekspozita Vlora ne shekullin e pavaresise

Arkitekti dhe koleksionisti Piro Stefa ka çel ne hollin kryesor të Muzeut Historik ekspozitën “ Vlora në shekullin e pavarësisë”. Ekspozita shpalos rreth 400 gravura, vizatime, harta, foto te vjetra dhe kartolina postale, që paraqesin Vlorën në historinë e saj para dhe pas ditës historike të Shpalljes se Pavarësisë. Stefa na bën me dije se qëllimi kryesor është pasqyrimi i transformimit shekullor të Vlorës prej kohës së pavarësisë deri sot.
Ndërkohë që një ndër sendet më me vlerë është një skicë e piktorit Eduar Ler e vitit 1448
Objektet e prezantuara për herë të parë janë harta mesjetare të realizuara nga lundërtarë e udhëtarë, vepra arti, foto të kohës dhe kartëpostale të vjetra, te cilat pasqyrojnë qytetin, pazarin, jetën e zakonshme qytetare, arkitekturën, objektet religjioze dhe te kultit, bregdetin, rrugën Vlore-Skelë, Sheshin e Flamurit, ekonominë, luftërat dhe te huajt, fate njerëzish e kostume, nostalgjinë për qytetin e vjetër që ndryshon dhe humbet si rezultat i zhvillimit, vitet e socializmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›